Dafina Zeqiri reagon ashpër kundër Arbër Bytyqit: “Ti je një sociopat”

By

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër kundër Arbër Bytyqit, duke lënë të kuptohet se ata të dy më nuk flasin.

Dyshja që më parë kanë bashkëpunuar qartë më nuk kanë raporte të mira nisur nga fakti që këngëtarja kërkon nga ai që të mos publikojë më foto të saj.

“Arbër rrenc Bytyqu MUA! Mos publiko më foto të mija të edituara për së tepërmi. Ne nuk punojmë bashkë dhe ti e di pikërisht pse. Ti je një nga personat më të shtirur që kam takuar ndonjëherë në këtë industri. Një gënjeshtar! Mos publiko foto të mia. PIKË. Unë zakonisht nuk bëj kështu po për Zotin je një sociopat”, shkruan ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm