‘I’M ALIVE’ E ELHAIDËS SHUMË SHPEJT NË SHQIP!

By

Këngëtarja Elhaida Dani ka mbaruar xhirimet e videoklipit të versionit në gjuhën shqipe  të këngës ‘I’m alive.

Kjo këngë e punuar nga Zzap and Chriss në shqip do të mbaj titullin “Në jetë” dhe trajton të njëjtën temë sikurse versioni i parë.

Përpos gjuhës, ndryshe klipi do të ketë personazhe të reja.

Nga një gazetare, police trafiku, kuzhiniere, mjeke,  zjarrfikëse, stjuardesë do ketë femra me profesione të ndryshme që përfaqësojnë të njëjtin mesazh të këngës.

Ajo që nuk do të ndryshoj është veshja dhe performanca e Elhaidës pasi ka vendosur të paraqitet sikurse në ‘I’m alive’.

Kjo këngë pas gjuhës shqipe do të përkthehet edhe në atë italine.

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon me sukseset e saja, e dyta për nga numri i shikueshmërisë në YouTube dhe e para në sondazhet për fituesin e këtij viti në Eurosong./Prive.al

Artikuj të ngjashëm