Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Dashi

Duhet të mundoheni që të përshtateni me një periudhë ndryshimesh dhe zgjidhjesh. Do t’iu duhet të vini rregull brenda jetës suaj, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Gjendja e financave do ketë përmirësime te konsiderueshme. Do i kryeni edhe shpenzimet me te nevojshme.

Demi

Do të keni ndikimin e favorshëm të planetit të Saturnit gjatë gjithë kësaj të hene. Me shumë mundësi do të vlerësoni më mirë disa ndryshime të rëndësishme në sektorin profesional. Beqaret do jene me më shume fat se kurrë dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër. Jeta ka për t’iu marre një tjetër drejtim. Gjendja e financave do ketë përkeqësime vetëm nëse shpenzoni çdo para që keni nëpër duar. Kujdes!

Binjakët

Duhet të mundoheni që të rrini larg nga aktivitetet apo vendimet që kërkojnë shumë përkushtim gjatë kësaj të hene. Parashikohet që të përballeni me një sërë ndryshimesh, ndaj duhet t’iu kushtoni më shumë rëndësi të ardhurave tuaja gjatë kësaj dite.

Gaforrja

Duhet të lini pas shpine të gjitha situatat tensionuese gjatë kësaj dite, duke u përshtatur me disa raporte që ju kanë munduar. Sa i takon sferës së ndjenjave, parashikohen zhvillime të rëndësishme. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i mendojnë më me kujdes gjerat para se te veprojnë sepse e ardhmja varet pikërisht nga disa detaje te vogla. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës fale te cilit ka për t’iu ndryshuar përgjithmonë jeta.

Luani

Do t’iu duhet të prisni gjysmën e dytë të ditës për të pasur zhvillime pozitive sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe ekuilibrin, në familje dhe punë. Partneri juaj do përkujdeset ne çdo moment për ju sot dhe marrëdhënia ne çift do përmirësohet tej mase. Duke filluar qe nga mesdita nuk kane për te mbaruar surprizat.

Virgjëresha

Do të përfshiheni nga një periudhë tejet me fat, e cila do të përfshijë të gjithë sektorët e jetës suaj. Mjaft favorizuar do të jetë kjo e shtune si sa i takon sferës profesionale edhe nga pikëpamja sentimentale, sidomos për çiftet që kanë kohë bashkë.

Peshorja

Do t’iu duhet të planifikoni të ardhmen në bazë të kërkesave që do të keni. Kjo do të jetë një periudhë mjaft e rëndësishme sa i takon ndjenjave. Do kaloni vështirësi te shumta sot ju qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin do behet delikate. Gabimet qe do bëni mund te ndikojnë edhe tek vazhdimësia e jetës ne çift. Beqaret nuk do i shpëtojnë dot një dashurie me shikim te pare. Ne planin financiar, Saturni, planeti i kursimit, do jete i pozicionuar keq.

Akrepi

Do mund të mbështeteni në pozicionin e favorshëm të yjeve, për shkak të pranisë edhe të Saturnit. Në sferën profesionale do të riktheheni në lojë. Jeta juaj ne çift do ndryshoje rrënjësisht gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Partneri do ju surprizoje gjithë kohës dhe do ju beje te ndiheni me se miri. Beqaret as qe do i pranojnë ftesat qe do ju bëhen dhe për pasoje do vazhdojnë te mbeten te vetmuar.

Shigjetari

Do të jeni nën ndikimin pozitiv të Venusit, ku do të arrini të çoni deri në fund një sërë çështjesh të rëndësishme. Përkushtimi maksimal gjatë kësaj periudhe, kërkon që të ruani qetësinë në çdo sektor. Mos u mundoni për asnjë moment ta kontrolloni atë qe keni ne krah sot sepse ai mund te zemërohet pa mase dhe situata do ju dale jashtë kontrollit. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse jo me ndonjë takim mbresëlënës.

Bricjapi

Do të përfitoni nga ndikimi pozitiv i Saturnit gjatë kësaj dite, duke arritur destinacione të rëndësishme. Parashikohen rezultate mjaft të frytshme në sferën profesionale dhe atë të ndjenjave. Do jeni shumë posesivë ju të dashuruarit dhe ka rrezik te bëni gabime te pafalshme. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishit ëndërruar. Beqaret duhet të mësojnë si të joshin që ta bëjnë për vete sa më parë personin që pëlqejnë.

Ujori

Duhet të tregoni kujdes lidhur me shpenzimet gjatë kësaj të hene, duke mbajtur nën kontroll financat tuaja. Lidhur me disa konflikte të së kaluarës, do arrini që të gjeni zgjidhje. Gjendjen e të ardhurave do e keni gjithë kohës nën kontroll. Nuk do keni aspak probleme edhe për të kryer ndonjë investim.

Peshqit

Parashikohet një periudhë e mbushur me ndryshime sa i takon fushës së ndjenjave. Nga këto ndryshime nuk do të mbeten pa prekur as disa çështje profesionale. Beqarët do vazhdojnë ende te mbeten vetëm. Më mire kështu sesa në shoqërinë e dikujt që nuk ja vlen dhe që mund të sjellë probleme.

Artikuj të ngjashëm