Bledi Mane reagon për rastin tragjik në Kosovë

By

Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në Kosovë. Policia ka arrestuar bashkëshortin, Naim Murseli i cili akuzohet se ka porositur vrasjen për 30 mijë euro, dorasin Granit Plavën si dhe Kushtrim Kallakun, nipin e Naimit pasi akuzohet se ka bashkëpunuar. Familja kërkon zhvarrimin e kufomës. Motiv i krimit dyshohet të jenë  ’20 milionë euro nga sigurimi’

Në lidhje me rastin e rëndë, opinionisti i BBVK dhe gazetari Bledi Mane ka reaguar për këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Ai e quan Naimin si burracak që e vret gruan natën dhe e vajton ditën.

“Në fillim e adhuroi prej së largu, pastaj iu afrua e propozoi. E dashuroi, e ledhatoi, e puthi, u fejua, u martua, bëri dy fëmijë me të dhe më në fund pagoi 30 mijë euro e vrau… Ky është Naimi, jo Naim poeti por burracaku që vret gruan natën dhe e vajton ditën!”

Shihni më poshtë postimin e tij të plotë në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm