“Nomadland” merr çmimin për filmin më të mirë në Oscars 2021

By

“Nomadland” i regjisores kineze Chloe Zhao ka marrë çmimin “Filmi më i mirë” në Oscars 2021.

Filmi me katër nominime – për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, për skenarin më të mirë të adoptuar dhe për montazhin më të mirë, rrëmbeu dy çmime.

Chloé Zhao ka marrë çmimin për regjinë me të mirë për filmin e saj “Nomadland”. Pas kësaj fitoreje, ajo është bërë regjisorja e parë kineze dhe gruaja e dytë që merr ketë çmim (Katheryn Bigeloë, ishte fituesja e parë).

Filmi shpalos jetesën e nomadëve në Amerikë dhe personazhet janë karaktere të jetës reale, përfshirë edhe aktoren Frances McDormand e cila mori çmimin për aktoren me të mirë pikërisht për paraqitjen e saj në “Nomadland”. E çmimin për aktorin më të mirë e mori Anthony Hopkins për rolin e tij në filmin “The Father”.

Artikuj të ngjashëm