Historia e pabesueshme që i ndodhi dy yjeve shqiptarë

By

Skena ndërkombëtare tashmë nuk është aq e ‘varfër’ sa i përket numrit të shqiptarëve të suksesshëm sepse të tillë po shtohen ditë e më shumë.

Albert Stanaj është emri i artistit të ri i cili po ngjit shkallët e suksesit me hapa të sigurt.

Mbrëmja e kaluar ishte mjaft e veçant për të pasi ishte i ftuar në njërin prej emisioneve më të famshme në SHBA bëhet fjalë për “The tonight show” me Jimmy Fallon.

Kjo ftesë e befasoi edhe mikun e tij, shqiptarin tjetër të suksesshëm grimerin Mario Dedivanovic i cili njëherit është grimer personal i shumë fytyrave publike ndër to edhe Kim Kardashian.

Mario mbrëmë publikoi një fotografi përkrahë Albertit në të cilën shkroi për një histori mjaft të veçant që i kishte ndodhur atij.

Ai tregoi se kishte bërë shaka me artistin para një muaji duke i thënë se kur të arrinte të ishte pjesë e emisionit të “Jimmy Fallon” ai do të përkujdesej për grimin e tij.

Gjë për të cilën grimeri mendoi se do të kalonte 1 vit ose 2 por befasia ndodhi mjaft shpejt teksa artisti e telefonoi atë vetëm një muaj pas takimit duke i treguar për ftesën që i ishte bërë nga emisioni në fjalë.

Mario mbeti mjaft i befasuar nga kjo gjë duke u shprehur kështu se është mjaft krenar për të e natyrisht se mbajti edhe premtimin e dhënë teksa u përkujdes për grimin e artistit.

Ai mes tjerash nuk hezitoi të ftojë edhe miqt e tij në Instagram që ta ndjekin emisionin./Prive.al/

mario

 

Artikuj të ngjashëm