Ledri tregon se a do të ketë bashkëpunim me Noizyn

By

‘A jena mirë’ është super projekti që reperi Ledri Vula solli disa ditë më parë duke thyer kështu çdo rekord si në shpërndarje si në numrin e klikimeve që arriti të grumbullojë në një interval mjaft të shkurtër kohor.

E mbrëmja e kaluar e gjeti atë të ftuar në emisionin NIN me Alaudin Hamitin ku foli rreth projektit i cili e solli atë më ndryshe se herave tjera.

Një pjesë e caktuar intervistës në fjalë ishte ndarë për pyetjet të cilat ishin shkruar nga fansat në drejtim të Ledrit.

Mes shumë pyetjeve që ishin bërë ata kishin pyetur atë se kur do të vijë bashkëpunimi me Noizyn?

Reperi u përgjigjë duke thënë se deri më tani nuk ka ndonjë projekt me të mirëpo jetës nuk i dihet e se diçka e tillë edhe mund të ndodhë, duke lënë kështu fansat e të dyja palëve në pritje edhe më tutje për këtë gjë.

Për më tepër detaje mund ta shikoni intervistën e plotë./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm