Dua Lipa krenare për prejardhjen e saj, poston hartën e Ilirisë

By

Dua Lipa është ndër të famshmet po vazhdon të na bëjë krenar me secilën arritje të saj në botën e muzikës dhe të promovojë vendin tonë në botë.

23 vjeçarja që tani është në kulmin e karrierës sot është një prej këngëtareve më të famshme dhe më të kërkuara në botë e gjithashtu duke u cilësuar edhe si ikonë mode.

Por, pavarësisht kësaj, Dua asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e saj, madje ajo vazhdimisht tregon se sa krenare është që vjen nga Kosova.

Në një postim në ‘InstaStory’ Dua edhe një herë e ka dëshmuar këtë, ylli botëror ka publikuar një video të shkurtër teksa tregon hartën e Ilirisë, kufinjtë e saj ku shihet edhe Dardania.

Prejardhja Ilire e shqiptarëve dhe gjithë historia e tyre, duket se është një tjetër arsye pse Dua është kaq krenare me vendlindjen e saj. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm