Habiten fansat: Noizy me veshmbathje femrash?! (FOTO)

By

Zhurmë bën me muzikë dhe zhvillimet në jetën private, por dhjetëra komente sot ka shkaktuar Noizy me paraqitjen e tij në rrjete sociale.

Në një imazh ku shfaqet në momente privatësie me mbesën e tij Prayla, ajo që ka habitur kanë qenë çorapet e reperit.

Të holla dhe në një model që kryesisht përdoret tek femrat, në Instagram kanë vërshuar reagime të shumta për ato që njihen si ‘sock-liners’ në gjuhën angleze.

Në fakt, reagimet janë të pabaza meqenëse çorapet e tilla të holla për stinën e verës tashmë janë trend edhe tek meshkujt me një model që dallon fare pak nga ai i femrave, jo mjaftueshëm sa për t’u vënë re nga ndjekësit në rrjete sociale të cilët janë hutuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm