Zhvillime të reja tek ‘Kafeneja jonë’

By

Pak javë më parë, seriali ‘Kafeneja jonë’ u rikthye me një episod test që theu rekorde të shikueshmërisë dhe vulosi faktin se ndërprerja e papritur e serialit ishte hap krejtësisht i gabuar.

E megjithëse episodi i parë u pëlqye shumë, ajo që mungoi ishte objekti i Kafenesë që së fundmi ka nisur të punohet.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e serialit ku të paktën një detaj do të bartet nga e kaluara, dera e famshme e gjelbërt.

Ndryshe, nëse gjithçka shkon siç planifikohet, rikthimi i serialit në Gjirafa.com pritet të vazhdoj me episode të reja përgjatë vjeshtës. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm