Gold AG po përgatit një projekt për këtë datë të rëndësishme të shtetit tonë

By

Gold AG gjithnjë ka sjellur projekte që prekin data dhe figura historike të vendit tonë – vetëm para dy muajsh ai solli një bashkëpunim më Shyhreten për komandantin legjendar Adem Jashari, të titulluar “Adem Jashari”.

Me që kemi hyr në muajin shkurt, një datë tejet e rëndësishme për popullin tonë po afron, 17 shkurti.

Dhe për këtë datë, Gold AG po sjell një projekt për të shënjuar këtë ditë.

Lajmin e bëri të ditur në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë një foto më ndjekësit e tij.

“17 shkurt, së shpejti” – shkruan ai, duke lënë të nënkuptohet se po sjell diçka të veçantë për dëgjuesit e tij. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm