Ndërron jetë aktori dhe këngëtari i famshëm

By

Argëtuesi Kenny Lynch ka vdekur në moshën 81 vjeçare. Më i njohur për rolet në ekran në shfaqjet televizive përfshirë The Sweeney, filma si Carry on Loving dhe për karrierën e tij në muzikën pop, vdekja e Lynch u njoftua nga familja e tij në Twitter, e cila komentoi se ai do të “mbahet mend nga shumë”.

Lindur në Stepney, në lindje të Londrës, në vitin 1938, nga një baba nga Barbadosi dhe një nënë me trashëgimi britanike dhe xhamajkane, Lynch ishte një pionier për përfaqësimin e njerëzve me ngjyrë në industrinë e argëtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Image result for kenny lynch

Si muzikant, Lynch ishte një nga yjet e parë tw zi të popit në vend, duke shkuar në turne me Beatles dhe duke shënuar dy hitet e Top 10, ndër ta Up on the Roof – fillimisht të regjistruara nga Drifters – i cili u publikua në vitin 1963.

Ai gjithashtu shkroi muzikën për Carry on Emmanuelle të 1978, Love Crazy. Karriera e tij televizive përfshinte role dhe paraqitje në programe të tilla si Z-Cars, Celebrities Squares dhe Bullseye.

Artikuj të ngjashëm