Mëngjesin e së shtunës, legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.
Të dielën iu dha lamtumira e fundit, ku u përcoll me nderime të larta shtetërore, e të pranishëm ishin edhe mijëra qytetarë.
Rrjetet sociale u mbushën me fotografinë e të ndjerit. Të njohur e të panjohur shkruajtën fjalë për Vokrrin, e ia ngushëlluan familjen.
Këngëtari Gold Ag vazhdoi edhe orë më parë.
Ai postoi në Instagram një fotografi ku shihet teksa po shkruan në librin e zisë, përballë imazhit të të ndjerit.
“Lamtumirë legjendë, keq që po të vlerësojmë kur të humbëm”, shkroi këngëtari.
Fadil Vokrri vdiq pas një sulmi në zemër derisa ishte në palestër./Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bj5cG_yF03O/?taken-by=arianagushi1986