Divorc pas 17 vjet martesë: Jonida Maliqi thyen akullin, flet rreth ndarjes! 

By

Lajmi se martesa e këngëtares Jonida Maliqi po shkon drejt divorcit, ishte ndër titujt kryesorë të mediave para pak kohësh.

Martesa në mes Maliqit dhe biznismenit Gent Prizreni, përfundoi këtë verë ndërsa dyshja kanë një djalë të vetëm së bashku, Danin.

Jonida ishte gjithnjë diskrete me jetën private dhe ashtu mbeti deri më tani. Asnjë fjalë rreth martesës shumë vjet më parë, dhe asnjë koment mbi divorcin.

Por e ftuar në emisionin “Top Albania Radio”, këngëtarja më në fund e ka thyer akullin duke folur për divorcin me bashkëshortin, duke thënë se asnjë lidhje nuk fillohet me paramendimin se do përfundojë në ndarje.

“Në momentin që pretedon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, ka deklaruar Jonida.

Jonida Maliqi me Danin

Artikuj të ngjashëm