Nëna e këngëtarit Gold Ag, sot feston ditëlindjen.
Në këtë ditë të rëndësishme të saj, këngëtari u kujdes që të zgjedhte fjalët më të veçanta për ta uruar të ëmën.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në Instagram.
Këngëtari ka zgjedhur një foto të veçantë të nënës së tij me të birin, Guerilin i cili i dha një vit më parë epitetin e gjyshes.
Në dedikimin e ndarë me ndjekësit në Instagram, Gold AG shprehet:
“Sa shpejtë kalojnë vitet e sot u bana burrë
Çdo gja plaket n’jetë po dashnia jote kurrë
E tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n’ren t’parë
Dashnin e djalit tond, nipi e ka marrë
Kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirrë
Po m’thu tash ti je rritë, po i vogli let o mirë
Gzimin e zemrës, po ta shoh n’drita t’syve
Se na u plotësu nanë, dëshira të dyve
E hekat e tua tash ma mirë po i kuptoj
Kur ai po bon diçka ti po m’thu je kanë nisoj
E fjala dashni nëse mun me u thanë ndryshe
Le ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe”.
T’paqa edhe shumë vite nanë”.
View this post on Instagram
Shumë urime. /Prive.al