Gjira fshin reagimin, çfarë bisedoi privatisht me Melindën?

By

Gjira Kajtazi u kthye dje në vëmendje me një reagim të bërë pas publikimit të këngës së re të Melindës.

Ajo e kritikoi reperen për projektin, që erdhi rreth dy muaj pasi nëna e saj u nda nga jeta.

Deklarata shkaktoi shumë polemikë, mes tjerash edhe kritikë.

Shkrimin, Gjira e ka fshirë dhe jo pa arsye.

Sot në mëngjes ajo ka treguar se ka diskutuar privatisht me Melindën, ndonëse mendimin nuk e ndryshon.

Khuu çka shkaktoi ky status, paramendo cka kish ndodh me bo une hala muzikë. E sqaruam privat prandaj e fshiva por kjo nuk do të thotë që ndërrova mendjen. Besoj që gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta si nënë që jam vet u habita shumë nga ky gjest i shpejt. Sidoqoftë ka raste në jetë kur është okay mos me u shitë ‘cool’. Në këtë botën virtuale që po dojmë çdo kusht me u dokë të palënduar, preferoj vërtetësinë. Muzika është për opinion, shyqyr që se kemi të gjithë të njejtën” – është shprehur Gjira.

Artikuj të ngjashëm