Labinot Tahiri dhe Dani bëhen bashkë për këngën e radhës

By

Ramadan Krasniqi-Dani dhe Labinot Tahiri janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Lajmi u bë i ditur nga këngëtari ferizajas më anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Artisti vlerësoi lart karrierën e Danit, ndërsa bëri të ditur se kënga e tyre do të lansohet shumë shpejt bashkë me klip.

“Faleminderit yll i madh dhe idoli im Ramdan Krasniqi Dani, që ishe në vizitë në konakun tonë.
Me ne ishin dhe Andi dhe kologu ynë Valoni me të cilin perfundova baladen e re..!

Respekt për tere karrieren tënde dhe energjine qē ke, sikur të ishe një 30 vjeqar, e sidomos me zanin tënd BRILIANT.

Dani, të urojmë shendet dhe gjitha te mirat me familje e dashamirē🙏🏻

I dashur publik, do ta keni edhe duetin e radhës me Yllin e madh Danin dhe Labi🕊🌹🕊
Akoma nuk keni dëgjuar gjë😉💎❤️
Respekte per te gjithë, Labi Kosovë e Shqipërisë.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm