Bota në objektivin e Kushtrim Tërnavës

By

Të kapësh ndjesi dhe momente është pika kulminante e një fotografi që nuk synon të kapë vetëm vende dhe objekte. Këtë e bën Kushtrim Tërnava me aparatin e tij.

E bukura është aty, por ai dhe kamera e tij janë dëshmitarët që e ndajnë me të gjithë ne.

Kudo që shkon, Kushtrimi ka në dorë aparatin e tij dhe na merr edhe ne më vete në vendet e bukura që ka vizituar.

Përveç vendeve, personazheve të jetës reale, Kushtrimi në objektivin e tij ka kapur edhe të famshëm.

Së fundmi ai ka realizuar fotosesione për Kreshën dhe Mozzik.

Artistët e njohur si Nimo dhe Lio pozuan para aparatit të tij.

Fotografi i cili në të njëjtën kohë krijon edhe video, ishte edhe në ekipin që punoi videoklipin e Arilena Arës me Dafina Zeqirin. Gjithashtu edhe “Parajsa ime 2” dhe “1 mijë vjet”, vetëm sa për të përmendur disa.

Portofolio e Kushtrimit është pambarim, dhe një herë në jetë edhe ju duhet të keni një fotografi tuajën të shkrepur nga ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm