Geti e ‘çan’ muzikën popullore krah Shkurte Gashit (VIDEO)

By

Në një imazh gjithmonë serioz, janë dasmat ku merr pjesë kohë pas kohe ato që na mundësojnë ta shohim liderin e Bababastars, Getoar Selimin përtej këtyre kondiktave.

I tillë ishte edhe mbrëmë në dasmën e menaxherit të grupit, Dekorim Sahiti ku pas mesnatës, Geti u përkujdes disa minuta edhe për atmosferën.

Ai kapi mikrofonin dhe krah Shkurte Gashit, ia ka krisur këngës popullore e cila definitivisht i shkon mjaft.

Më pas, reperi Getoar Selimi ka kënduar edhe këngë të tjera në sofrën e burrave duke dëshmuar edhe një herë që krahas hip-hopit i zoti do të ishte edhe në këtë fushë.

Më poshtë, video me disa sekuenca të shkëputura nga postime në Instagram që shfaqin Getin në një tjetër dimension, atë popullor. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm