Kanë kaluar mbi një muaj nga përfundimi i edicionit të katërt të ‘Dance With Me’, por dyshja e suksesit Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka nuk kanë bërë shumë pushim.
Që në javët e para të janarit janë regjistruar audicionet e sipërmarrjes së re të tyre ‘Në kurthin e Piter Pan’.
Këtë herë nuk do të jenë në garë personazhe publikë, por fëmijët janë kryefjala e spektaklit.
Numërimi prapa për të nisur gjithçka ka filluar e këtë e ka konfirmuar edhe vetë Vejsiu përmes Instagramit. Shkurti duket të jetë muaji kur ky spektakël do të ketë premierën./Prive.al