Këngëtarja Filloreta Raci – Fifi, ka paralajmëruar këngën e re që do të publikohet së shpejti.
“Edhe pak” titullohet prurja e re, derisa Fifi do e sjellë këngën në bashkëpunim, veç se emrin e artistit apo artistes me të cilin ka bashkuar forcat, nuk e ka zbuluar akoma.
Gjithsesi, projekti i ri muzikor i Fifit ka shanse që të publikohet nesër në platformën Spotify – kështu ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.
Në imazhet e ndara me ndjekësit, Fifi shihet e veshur me një sako ngjyrë portokalli, si dhe taka e shami të së njëjtës ngjyrë.
Na mbetet të presim për të zbuluar se me kë po vjen Fifi në bashkëpunim!
View this post on Instagram