Pas dy vitesh punë intenzive, Ardian Bujupi përfundon albumin e tij

By

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, pas disa projekteve single të cilat rezultuan mjaft të suksesshme jep një lajm të jashtëzakonshëm për publikun.

Pas dy viteve punë intensive, Ardiani, më në fund ka kompletuar albumin e tij të cilin e ka titulluar ‘Melodia’.

Nuk dihen ende detaje tjera rreth këtij projekti gjigant mirëpo, artisti ka dashur që të paktën titulli të mos mbetet engimë.

Natyrisht, sipas të gjitha parashikimeve ky krijim pritet të mbartë në vetë disa projekte mjaft të mëdha të cilave do t’u prijë bashkëpunimi me reperin Mohombi të cilin veçse e zbuloi ditë më parë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm