Fadil Berisha në anën tjetër të objektivit!

By

Shqiptarët duhet të ndihen mjaft krenarë e të privilegjuar që kanë një “ambasador” në SHBA sikurse fotografi i mirënjohur Fadil Berisha.

Ai ka arritur që përmes artit të fotografisë të prezantojë bukurinë shqiptare e botërore në mënyrën më të mirë të mundshme teksa falë punës së tij shumë prej tyre u është ndryshuar tërësisht jeta.

Fotografi ka qenë një patriot i vërtetë duke mos harruar asnjëherë Shqipërinë të cilën e viziton sa herë që t’i jipet mundësia.

Pothuajse të gjithë nga ne e njohim atë për punën që bën por pak dimë për jetën e tij private ku nuk ka mbetur prapa aspak.

Ai është baba i dy fëmijëve të cilët tashmë zotërojnë edhe aftësi biznesore.

Djali i tij është sipërmarrës i një salloni mode në New York, teksa ishte pikërisht ai i cili zbuloi së fundmi një fotografi, portret familjarë ku shihej edhe babai Fadili, fotografi e cila nuk është parë më herët nga ta. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm