Ermali zbulon super dhuratën që ia bëri prindërve

By

Këngëtari Ermal Fejzullahu ishte mbrëmë i ftuar në NIN të Klan Kosova.

Ai në një intervistë një orëshe me Alaudin Hamitin shpalosi shumë detaje nga karriera dhe jeta private.

Ermali mes tjerash zbuloi edhe befasinë e madhe që zgjodhi për prindërit e tij.

Këngëtari i njohur i ka befasuar Sabriun dhe Nerën me një banesë komplet të re.

Ermali është marrë me të gjitha detajet e arredimit dhe prindërve i ka lënë vetëm që të shijojnë banesën e re, kompletuar së fundmi. /prive.al

Artikuj të ngjashëm