Eliza Dushku shtatzënë vaksinohet kundër COVID-19

By

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Eliza Dushku është vaksinuar kundër virusit vdekjeprurës. Gjithashtu, aktorja me prejardhje shqiptare është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Në postimin e saj ajo shkruan se ky ishte vendimi i duhur që kishte marrë së bashku me bashkëshortin e saj. Mesazhi i saj është që të gjithë të vaksinohen që bota të kthehet sa më shpejt në normalitet.

“Doza e dytë  dje me  Pfizer-Biotech (mARN) – deri më tani, shumë mirë! Vendosa të bëja vaksinat, në 5-6 mujorin e shtatzënisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time në bark+ vogëlushin tim Bourne! Të gjithë mjekët e mi, CDC, OBSH, të dhëna hyrëset, + më e rëndësishmja, burri im dhe unë ndihemi të sigurt se ky ishte veprimi më i mirë.

Ne jemi më afër se kurrë për të kaluar këtë makth dhe ndihem kaq mirënjohëse për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për të na sjellë këtu. Shumë dashuri për të gjithë ata që kanë vuajtur dhe humbur.

Vaksinat funksionojnë dhe do ta kthejnë botën në normalitetin që ne të gjithë dëshirojmë”, ka shkruar Eliza në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm