Era Istrefi tash e dy ditë ka mbërritur në Xhamajka.
Bashkë me kuratorin, Astrit Ismaili me të cilin ka bashkëpunuar qysh në nisje të karrierës, këngëtarja po xhiron atje klipin e këngës më të re solo, ‘Prisoner’.
Me ritme reggae, këngëtarja nuk do mund të kishte zgjedhur lokacion më të mirë për xhirimin e videoklipit.
E pak nga prapaskenat, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
E veshur në të zeza me fokus theksimin e linjave trupore, Era shkëlqen e tëra. /Prive.al