‘Maybach’ hiti viral i TikTok-ut nga Liri

By

Tashmë është e pamohueshme që një pjesë e konsiderueshme e hiteve në diskografinë shqiptare (dhe jo vetëm) zanafillën e kanë në rrjetin social TikTok.

Po u pranua kënga aty, pavarësisht nëse e këndon një emër i ri apo i dëshmuar në karrierë, suksesi është i garantuar për projektin muzikor në fjalë.

E njëjtë ka qenë edhe për Lirin dhe këngën e tij të fundit të publikuar pak ditë më parë.

‘Maybach’ titullohet kënga që është shndërruar në virale në këtë rrjet social.

Për 48 orë, ajo ka grumbulluar mbi 80,000 shikime reale në Youtube, rezultat ky shumë i mirë për një artist të ri.

Këngë të tjera janë rrugës dhe urojmë të jenë në dhe përtej nivelit të ‘Maybach’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm