Fifi rrëfen hapur si fitoi 20 kilogramë në peshë dhe kishte bërë mamin e saj të qaj

By

Në muajin Maj, Fifi bëri të ditur se do t’i nënshtrohet intervenimit për vendosjen e balonës gastrike në lukth si një tentativë për të humbur dukshëm peshë.

Një gjë e tillë ishte e nevojshme për këngëtaren për shkak të problemeve me boshtin kurrizor të cilat mund të përkeqësoheshin shkaku i peshës.

Image result for filloreta raci e trashe

Jo rrallë Fifi edhe është sulmuar pa të drejtë në rrjete sociale për fizikun e saj.

Tani e ftuar në ‘Ftesë në 5’, ajo foli hapur për të gjitha sfidat e saja në rrugëtimin e rënies në peshë.

Para afro pesë vitesh Fifi rrëfen se nuk e kishte këtë peshë, dhe cilëson veten ‘shumë më të hollë’. Mirëpo si shkaktar i peshës së saj të tepërt ajo thotë se është: “Jeta e natës, stresi, shkrimi deri në orët vona të natës, ushqyerja jo e mirë dhe pa orar, gjumi pa orar.”

Pastaj ajo rrëfen se për një periudhë tre mujore ajo kishte shtuar 20 kilogramë, dhe kjo kishte ndodhur para dy vitesh.

“Kjo ishte një periudhë më shumë stres, shumë e lodhshme dhe isha psikologjikisht e mbingarkuar. Kur shkova në shtëpi pas katër muajsh, në shtëpinë e mamit në Prishtinë, dhe ajo filloi të qajë. Dhe unë mendoja se e kishte marrë malli për mua dhe i thashë të mos mërzitej.” – tregon Fifi kur ishte takuar me mamin e saj pas katër muaj pa u parë.

Mirëpo, pas disa muajsh qe Fifi kishte filluar të binte në peshë, mami i saj e kishte parë të arsyeshme t’i tregonte vajzës së saj arsyen pse ajo kishte qarë kur ishte kthyer në shtëpi.

“Mami më tha se arsyeja pse kishte qarë ishte sepse un kisha fituar shumë në peshë dhe isha bërë si ‘pogaqe’.” – rrëfen Fifi duke shkaktuar shumë të qeshura.

Më pas e bën publike se ajo kishte arritur peshë deri në 95 kilogramë, mirëpo ajo është edhe periudha e njëjtë kur ajo filloi të ketë suksesin më të madh në karrierën e saj.

Këto kohë, Fifi ka arritur të bij në peshë për 12 kilogramë, dhe sipas saj është në rrugën e duhur për të ndërtuar atë trupin e bukur dhe të shëndetshëm që gjithmonë kishte dëshiruar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm