Enca na ‘kallxon’ se kush është lojtarja e fortë e diskografisë shqiptare!

By

Iu mungoi fansave të shumtë për plot gjashtë muaj rresht.

Që prej ‘Call me Goddess’, Enca Haxhia punoi fort në mënyrë që projekti i radhës i saj të jetë një ‘bombë’ muzikore e muzikës që kultivon.

Dhe ashtu ndodhi. ‘Dreq’ shpërtheu gjithandej në rrjete sociale duke u dëgjuar e pëlqyer jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.

Vajza e rekordeve në diskografinë shqiptare vulosi edhe për një tjetër herë këtë epitet duke njohur vetëm suksese.

Pa u mbushur tre ditë të plota nga publikimi i këngës ajo tashmë ka tejkaluar shifrën e mbi një milion shikimeve në Youtube, diçka që asnjë artisti shqiptar nuk i ka ndodhur së fumdmi brenda këtyre kondiktave kohore.

E para e Instagramit dëshmoi sërish se është lojtare tejet e fortë në këtë ‘lojë’ dhe përkundër kritikave jo të pakta ajo tashmë ka ‘vjedhur’ zemrën e mijëra fansave.

Kur punohet shumë për një cak të cilin ia vendos vetës, nuk ka se si të ndodh ndryshe.

‘Dreqi’ do na befasoj sërish, shumë shpejt! /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm