Kush performoi mbrëmë në Fest ’58 të RTSH-së dhe kush ishte surpriza? (VIDEO)

By

Mbrëmë ka nisur festivali i RTSH-së “Fest ’58, i cili u mbajt në pallatin e kongreseve në Tiranë.

Natën e madhe e ka hapur Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” me të cilën ka konkurruar në Eurovisionin e vitit të kaluar.

Të parët që dolën në skenë ishin Bojken Lako me këngën “Malasen”, më tej Kanita me këngën “Ankth”, Devis Xherahu me “Bisedoj me serenadën”, Sara Bajraktari me “Ajër”, Genc dhe Nadia Tukiçi me këngën “Ju flet Tirana”, Kamela Islamaj me këngën “Më ngjyros”, Elvana Gjata “Me Tana”, Aldo Bardhi me “Melodi”, Renis Gjoka me “Loja” dhe Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”.

Si surprizë e natës së parë ishte artisti italin Mahmood i cili u ngjit në në skenë për të kënduar disa nga hitet e tij, duke i dhuruar shumë gjallëri publikut.

Sonte do të prezantohen edhe 10 këngë të tjera pasi mbahet nata e dytë ndërsa finalja është të dielën kur edhe do të zgjidhet fituesi/ja i/e këtij edicioni e i/e cili/a do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Më poshtë disa nga performancat e mbrëmshme./Prive.al

Artikuj të ngjashëm