Aktorja fituese e çmimit Oscar, Jennifer Lawrence, ka thënë se do të bëjë një vit pauzë nga aktrimi, për tu fokusuar në aktivizëm politik.
Ylli i Hollywood-it, i ka zbuluar planet e mëdha të së ardhmes, kur po e promovonte filmin e saj të ri Red Sparrow.
“Vitin tjetër do e bëj pushim”, ka thënë Lawrence në intervistën dhënë për emisionin Entertainment Tonight. “Do të punoj për organizatën pjesë e së cilës jam dhe do t’i ndihmoj të rinjtë të përfshihen në politikat e nivelit lokal”.
Ajo thotë se puna e saj si aktiviste, s’do të ketë të bëjë me politikat partiake.
“Do të jetë aktivizëm anti-korrupsion, thjesht do të punoj në përmirësimin e demokracisë tonë. E pas kësaj, nuk e di se çfarë do të bëj”, ka deklaruar ajo. /Prive.al