Kënga “S’jena mo” të cilën Majku e solli në bashkëpunim me Getin brenda 24 orëve nga publikimi arriti dëgjueshmëri mjaft të madhe.
Paralelisht, një trend i ri po e përcjell këngën në rrjetet sociale. Pjesa karakteristike e refrenit që interpretohet nga Majku po shpërndahet si video nga fansa që po e pëlqejnë këtë krijim muzikor.
Njejtë ka vepruar edhe modelja Emina Çunmulaj e cila në Instagram ka postuar dubsmash-in e saj të parë.
Videos, Çunmulaj i ka shtuar edhe përshkrimin ku potencon se është e fiksuar pas duetit të dyshes nga Babastars.
“E mrekullueshme, marova për këtë këngë” – shton Emina teksa video është ripostuar menjëherë nga Majku i cili po e shijon suksesin e këngës që është gati të prekë gjysmë milion klikime. /Prive.al/
https://instagram.com/p/6YFaeRRq1k/