Emina Çunmulaj tallet me beben që po pret t’i vijë në jetë!

By

Për të gjitha nënat, pritja e ëmbël është një fazë e bukur e jetës dhe po ashtu e paharrueshme. Gjatë atyre ditëve, ato thjesht rrezatojnë.

I njëjti pozitivistet po shihet edhe në aurën e modeles Emina Çunmulaj, e cila pritet së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo ka publikuar shpesh këto ditë në Instagram imazhe të barkut të rrumbullakosur, ndërsa tani vjen një fotografi e saja direkt nga vizita tek gjinekologu.

Emina madje bën shaka me beben e saj, për të cilën thotë se po shqelmon goxha si shumë.

“Ç’kemi bebe! Asgjë s’më bën më të lumtur se sa ta shoh të voglin tim në bark dhe meqë ra fjala, isha shumë e bindur se bebja është gjigante ngase po shqelmonte shumë, mirëpo mjeku më tha se ajo është madhësi normale. Kam veç një bebe që është e talentuar në shkelmime”, ka shkruar ajo, duke i shtuar deklarimit doza humori. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm