E veshur me robëdëshambër, ajo e ka shijuar këtë fundjavë në shtëpinë e saj në Tiranë.
Këngëtarja e famshme e profesoresha Manjola Nallbani, si asnjëherë më parë, i ka zbuluar ambientet e shtëpisë së saj përmes një fotografie.
Në instagramin e saj, këngëtarja ka publikuar një imazh e ulur në krye të tavolinës së ngrënies, e cila ishte e shtruar me shumë shije.
Çdo gjë ishte menduar në detaje, nga mbulesa e tavolinës e deri te pecetat e dorës me mbajtëset e veta, ndërsa për anash shihen mobiliet që janë goxha klasike dhe i japin shumë ngrohtësi shtëpisë e ne sfond shihet edhe nje piano me partitura. /Prive.al
![](https://scontent-waw1-1.xx.fbcdn.net/v/t1.15752-9/49834135_1298768023598691_2919945039582855168_n.jpg?_nc_cat=108&_nc_ht=scontent-waw1-1.xx&oh=93114c0a43d989fd1070ca9a2a3abb8f&oe=5CCF714C)