Rreth katër vite më parë kur Rita Ora kapi sukseset e para ndërkombëtare me ‘Hot Right Now’ të gjithë ishim krenarë për suksesin në arena që na dukeshin vite dritë larg.
Por, me një shpejtësi të paimagjinueshme në arenën ndërkombëtare dolën edhe emra të tjerë premtues si Dua Lipa e Bebe Rexha.
Ishte Era Istrefi, e lindur e rritur në Kosovë ajo që ndërroi kursin duke pushtuar botën me muzikën e saj, thjesht vetëm prej Prishtinës.
E duket se ky sukses ka shtuar edhe apetitet e artistëve të tjerë shqiptarë të cilët po synojnë suksesin.
Ndër të paktët që me raste sporadike po del të depërtoj është edhe Young Zerka.
Kënga e tij e fundit ‘Like Rihanna’ ka arritur të transmetohet në Joiz TV, një platformë online që vepron në trojet gjermanofolëse.
Duke njohur kapacitetin dhe talentin e Zerkës, s’do jetë çudi që raste të tilla nga tani e tutje të hasim e të dëgjojmë edhe më shpesh. /PRIVE.AL