Kjo verë me surpriza nga Capital T, ai po kurdis diçka madhështore kësaj radhe

By

Capital T këtë verë si duket ka në qejf surprizat…jo ato për vete po për publikun!

Pas suksesit jashtëzakonisht të madh me projektin me titull “Lejla” pjesë e të cilit ishte edhe 2po2, Elvana dhe Capo, punuan edhe për nje projekt të ri që mbajtën totalisht të fshehur nga vëmendja e publikut. Mirëpo Prive ishte që zbuloi për publikimin e një projekti të fshehur të dyshes, e që doli të jetë “Fustani”.

Capital T postoi në Instagram një foto të një kutie misterioze në të cilën shkruan datën 19 shtator 2019. Pak kohë u desh që Instagrami i tij të pushtohej nga pyetje dhe kuriozitet.

kjo foto ka të bëjë me një surprizë të madhe që artisti ka përgatitur për të gjithë fansat e tij. Capo do të vijë  me një super koncert që do të zhvillohet në “Sheshin Nënë Tereza” në muajin shtator. Shumë surpriza e të ftuar specialë do bëjnë që koncerti me përmasat gjigande të jetë një nga organizimet më të bukura dhe më të mëdha që Shqipëria ka parë ndonjëherë.

Në fakt para disa kohësh vetë Capo na kishte paralajmëruar për një koncert të përmasave madhështore, frymëzuar nga koncerti i Drake në të cilin ai vetë ishte i pranishëm. Me fansat e tij e kishte diskutuar në seksionin e komenteve, në postimin e një inserti nga ky koncert dhe mesa duket premtimin e dhënë muaj më parë, Capital T po e vë në zbatim.

Ne jemi në pritje të detajeve të tjera nga Capital T dhe mezi presim muajin shtator për ta ndjekur nga afër këtë super koncert që na pret! /Prive.al

View this post on Instagram

19.09.19

A post shared by Capital T (@truekapo) on

 

Artikuj të ngjashëm