Florjan Binaj , një nga aktorët e parë të emisionit humoristik ‘Portokalli’ në Top Channel.
Por siç duket ai ka marrë një rrugë tjetër dhe ka vendosur të lërë spektaklin e humorit pas 13 vitesh në ekran.
Burime të revistës shqiptare Anabel.al, bëjnë me dije se shkaku ka qenë një mosmarrëveshje e mundshme në lidhje me rinovimin e kontratës për sezonin e ri televiziv. Duket se kushtet e reja të Florit nuk janë përputhur me ato të produksionit dhe këtë e ka vërtetuar mungesa e tij në ambientet e punës.
Florjan Binaj ose siç njihet ndryshe nga të gjithë në si ‘Polici i Portokallisë’, ka qenë një nga aktorët, rolet dhe batutat e së cilit u mbajtën mend ndër vite.
I famshëm për personazhin e Kol Frakushës, apo imitimit perfekt të kryeministrit,e deri tek personazhi tipik i ‘Atentateve’, Flori i është bashkuar kastit të tjerë të aktorëve të parë që lanë Portokallinë.