Një lajm i mirë për fansat e Peaky Blinders

By

BBC ka publikuar të shtunën trailerin e parë për sezonin e 6-të të serisë së saj tepër të popullarizuar, Peaky Blinders me gangsterët e Birminghemit të fillim shekullit të 20-të.

Promo videoja prej 90 sekondave tregon bosin e krimit, i shndërruar në politikan, Tommy Selby, personazhi kryesor i cili luhet nga artisti Cillian Murphy duke qëlluar me automatik dhe duke shkuar në kishë, ndërsa vëllai i tij i rrahur Arthur gjendet në shtrat me një mesazh të përgjakshëm të skalitur në gjoks.

Ylli i kësaj serie, Cillian Murphy deklaroi se kjo sezonë, e 6-ta me rradhë do të jetë e fundit gjersa shikuesit do të mund t`a shohin duke filluar nga 22 prilli në BBC 1 dhe Netflix.

Artikuj të ngjashëm