Armina Mevlani dhe Lori Hoxha xing me sandale qindra euro! Cila i veshi më bukur?

By

Lëvizja nga një markë në markën tjetër duket se ndodh njëjtë kur bie fjala te fashionistat më në zë të popullit shqiptar.

Pas shapkave Dior që i pamë gjithandej të veshura nga vajzat e njohura shqiptare, duket se trendi i radhës sa i përket aksesorit të këmbës kësaj here i përket markës Versace.

Shtëpia e njohur e modës ka risjellë edhe një herë në vëmendje trendin e viteve ’90 sa i përket ngjyrave dhe paternave, teksa në koleksionin pranverë/verë 2019 prezantoi shapkat me takë katrore dhe rrip i trashë me plastikë transparente. Veshje e brendshme e kësaj këpuce është me print gjarpri, gjë që justifikon edhe çmimin prej afro 880 dollarësh (duke mos harruar se disa qindra shkojnë edhe pagesë për emrin e markës luksoze).

Ashtu si shpesh herë ndodh me trendet e reja në industrinë e modës, ndër të parat që i përqafojnë risitë që sugjerojnë shtëpitë e njohura në vendin tonë janë Lori Hoxha dhe Armina Mevlani.

Edhe shakat PVC Snake Sandals duket se trashëgimtarja e Top Media Lori dhe blogerja e njohur Armina, nuk mund të rrinin pa i bërë pjesë të gardërobës së tyre, për t’i ndarë më pas në Instagram.

Ndonëse se këpucë të njëjta, stili i tyre dallon meqenëse shfaqja e individualitetit është gjithmonë ajo çka na bën të veçantë në këtë botë trendesh. Më poshtë në fotot e paraqitura, ju gjykoni vet se cila i përshtatet më shumë shijes suaj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm