Edhe një tjetër personazh braktis Portokallinë e Top Channelin për t’iu bashkuar TV Klanit

By

Siç është bërë e ditur prej disa ditësh, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku do të kenë një emision bashkë i cili do quhet “Be Caffe” dhe do të jetë pjesë e spektaklit “E diela shqiptare”.

Tre aktorët do sjellin skena të ndryshme gazmore, stand up-e, do të imitojnë personazhet e njohur komikë që kanë bërë gjatë gjithë viteve dhe do të kenë të ftuar të ndryshëm nga bota e shoubizit.

“Revistawho.com” ka mësuar se pas Besit, Erionit dhe Olsit, nga Portokallia është larguar edhe Vangjel Kozma i cili do të zhvendoset gjithashtu në Klan. Vangjel Kozma është skenaristi që prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve në Portokalli.

Artikuj të ngjashëm