Një tjetër këngëtare nga Greqia, pranon origjinën shqiptare

By

23 vjeçarja, Bela Meri, e cila jeton në Greqi dhe që ka qenë pjesëmarrëse në “X Factor”, tregoi publikisht se është shqiptare nga qyteti i Korçës.

Këtë të vërtetë këngëtarja e tha në një studio televizive ku ka folur për karrierën e saj.

“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeçe”, u shpreh ajo.

Por kjo nuk është e vetmja këngëtare që vepron në Greqi e që pranoi origjinën shqiptare, disa muaj më parë, Eleni Foureira kishte deklaruar po ashtu se është shqiptare, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm