Edhe një herë Bianca Censori inspirohet nga Kim Kardashian

By

Gruaja e reperit Kanye West, Bianca Censori duket të jetë inspiruar sërish nga ish partnerja e burrit të saj, e famshmja, Kim Kardashian.

Kjo pasi që Censori u shfaq në publik e veshur me një fustan të bardhë të veshur, tejet i ngjashëm me atë që Kim e kishte veshur 10 vjet më parë në festën e ditëlindjes së saj të 34-të.

Gjithsesi, Bianca ka nxitur shumë reagime me stilin e saj të veshjes, që shumicën e kohës komentohet si “i tepruar”.

Por, burime pranë çiftit kanë treguar se është Kanye, ai që qëndron pas veshjeve me të cilat Bianca shfaqet në publik.

Kjo nuk do të ishte befasi, pasi që reperi njihej për fiksimin e tij edhe në veshjet e Kim, kur dyshja ishin bashkë.

Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt të vitit 2021 pas gjashtë vitesh martesë dhe së bashku kanë katër fëmijë – North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Artikuj të ngjashëm