Thuajse çdo njeri të paktën një herë në jetë, vuan nga shpërthimi i akneve të cilat nuk janë edhe aq të pranueshme nga ne.
Madje ato janë prezente edhe pasi të kemi kaluar fazën e pubertetit dhe të jemi rritur, prandaj është e rëndësishme që ta kemi parasysh çfarë hapash duhet të marrim për t’i larguar.
Dhe një këshillë shumë e vlefshme vjen nga Agnesa Vuthaj. Ish Miss-Kosova është pyetur nëse ka akne dhe si ia bën?
E përgjigja e saj është tejet këshilluese për ndjekësit, të cilët e kanë pyetur rreth kësaj çështjeje.
“Puçrrat janë normale. Kam pasur dhe më dalin herë-herë në ballë ose mjekër! Sa herë që ka ëmbëlsira apo ushqim me yndyrë më dalin, gjithashtu edhe kur kam stres”, thotë Agnesa, e cila nënkupton se për një lëkurë të bukur e të pastër, ushqimi është esencial, meqenëse ne, jemi CFARË HAMË.
![](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/56595481_573200699845264_6277062138661961728_n.jpg?_nc_cat=100&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=f19c02e25eee4c365be51238b555fbad&oe=5D0891A7)