Zendaya në rolin e një nëne – ku u frymëzua?

By

Aktorja amerikane Zendaya ka zbuluar burimin e inspirimit në rolin e saj tek filmi i ardhshëm “Challengers”.

Ky projekt do të shënojë herën e parë që ajo luan rolin e një nëne, dhe kjo duket se s’paska qenë aq e vështirë për artisten.

Kjo pasi që ajo ka thënë të jetë frymëzuar nga “nënat rreth saj”.

“Nënat në jetën time dhe rreth meje. Kam shumë, shumë mbesa dhe nipa, kështu që ata janë si fëmijët e mi të marrë hua, e dini? Unë mund të argëtohem dhe t’ua kthej prindërve të tyre”, tha Zendaya.

“Jam padyshim e frymëzuar nga mënyra se si ato trajtojnë dhe marrin mëmësinë”, ka shtuar ajo.

“Challengers” ndjek “tre lojtarë që e njihnin njëri-tjetrin kur ishin adoleshentë, ndërsa konkurronin në një turne tenisi për të qenë fitues i madh botëror me famë botërore dhe për të rindezur rivalitetet e vjetra brenda dhe jashtë fushës”.

“Challengers” do shfaqet në kinema më 26 Prill.

Artikuj të ngjashëm