Një prej problemeve më të mëdha për meshkujt dikur ishte rënia e flokëve.
Por, me teknologjinë e zhvilluar dhe intervenimet me cmime të cilat mund të përballohen pothuajse nga secili, një gjë e tillë më nuk mund as që të konsiderohet ‘problem’.
Me fare pak orë, doktorët rikthejnë pamjen e vjetër duke ua hequr ca vite më shumë në pamje meshkujve të cilëve iu kanë rënë flokët.
E në mesin e shumë fytyrave publike që kanë bërë një intervenim të tillë, më i riu është Gold AG.
Reperi duket të ketë mbjellur flokët javëve të fundit dhe ndryshimi i madh është vënë re në një fotografi të shkrepur në Prekaz, të publikuar para pak minutash në rrjete sociale.
Të shumtë kanë qenë fansat që e kanë uruar Goldin për ‘flokët e reja’, urim të cilit i bashkëngjitemi edhe ne.
Foto pas dhe para më poshtë. /Prive.al