Nëna e Ritës zbulon shtëpinë mahnitëse të familjes në Kosovë

By

Sa herë ka ardhur në Kosovë, Rita Ora është ndjerë nga mikpritja si në shtëpinë e saj.

Por duket se ka ardhur koha që me të vertëtë të ndihet e tillë.

Thashethemet që përfliten prej disa kohësh për blerjen e një shtëpie në një prej lagjeve luksoze në periferi të kryeqytetit tashmë janë vulosur.

Ka qenë nëna e Ritës, Vera, ajo e cila ka ndarë një render të shtëpisë së re të cilën e kanë blerë ku mes tjerash shprehet: ‘Shtëpia është aty ky është zemra. Edhe pse jetojmë në Londër, është shumë e rëndësishme për ne dhe fëmijët/gjeneratat e ardhshme të jemi në gjendje të vizitojmë shtëpinë tonë, Prishtinën, Kosovën’.

Shtëpia e re e familjes Sahatçiu është tre katëshe me një plan elegant që do t’i plotësojë të gjitha nevojat që i kanë. Ta gëzojnë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm