Kënga e re e Bebe Rexhës, një super hit ?! (VIDEO)

By

Shkroi gjatë hite botërore për artistët më me nam në diskografinë botërore si Rihanna e Eminem. Por, ndal, përse ky talent të mos shfrytëzohet për vete ?!

Me gjasë këtë e ka menduar shqiptarja nga Gostivari, Bebe Rexha kur filloi të merret seriozisht me karrierën e saj.

Rezultati nuk mungoi dhe këngët e saj korrën sukses, rasti konkret së fundmi edhe me ‘Broken hearts’ me Nicki Minaj.

Megjithatë, sipas të gjitha gjasave nuk kemi parë asgjë akoma nga këngëtarja që intenzivisht po punon në projekte të reja.

Ajo ka ndarë në rrjete sociale pak sekonda nga një prej krijimeve muzikore të albumit të ri.

Nga aq shkurt, kënga duket të jetë shumë premtuese për sukses në arenën ndërkombëtare. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm