Ditë më parë reperi Stresi ishte kryetemë e mediave rozë për shkak të disa mesazheve intime që publikoi në profilin e tij.
Ai u pa shumë i ‘dashuruar’ teksa tregonin ndaj njëri tjetrit se ishin në gjendje edhe të vdisnin për hirë të dashurisë.
E vikendi e gjeti artistin në kryeqtetin Italian të angazhuar me koncert mbrëmjen e kaluar teksa publikoi afër koloseumit një fotografi në të cilën nuk la pa përmendur se po i mungon e ‘dashura’.
Nuk dihet nëse Stresi e ka në plan ta bëjë të ditur se kush është vajza që i mori zemrën atij apo një gjë të tillë dëshiron ta mbajë sa më private. /Prive.al/